Interi e ofron Eriksenin për Granit Xhakën

PUBLIKUAR

Interi është i gatshëm ta ofrojë yllin e skuadrës së vet, Christian Eriksen, në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Arsenalin për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka, sipas mediave italiane.

Mesfushori danez Eriksen nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte dhe pritet të largohet në janar, transmeton Gazeta Express.

Xhaka – kapiteni i Kombëtares së Zvicrës – shihet si zëvendësues i tij, sipas Tuttosport.

As Xhaka nuk është duke kaluar çaste të mira në Arsenal, ku është cak i kritikave të mëdha për formën e tmerrshme të topçinjve në Premierligë.

Prandaj, kalimi i tij në Inter dhe i Eriksenit në Arsenal mund të ndodhë në janar nëse palët gjejë ujdi shkëmbimi.

Por Interi është i interesuar edhe për Leonardo Paredes dhe mund të ndodhë që t’ia ofrojë PSG-së danezin për shërbimet e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...