Mourinho e thotë edhe pas humbjes nga Leicesteri: Tottenhami ishte skuadra më e mirë

PUBLIKUAR

Humbja e Tottenham Hotspur nga Leicester City nuk e tregoi realitetin e lojës – ka thënë Jose Mourinho.

Spursat pësuan humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier, ndërsa trajneri nuk ka mundur të pajtohej me atë që ndodhi.

Penalltia e Jamie Vardy dhe autogoli i Toby Alderweireld ia siguruan tri pikë Leicesterit, ndërsa 57-vjeçari ka thënë se të dy golat erdhën në kundërshtim me atë që po ndodhte në fushë.

“Në bazë të rezultatit duket sikur kundërshtari e kishte gjithë kontrollin ose se kundërshtari ishte më i mirë se ne, por ky nuk ishte realiteti”.

“Paraqitja jonë nuk ishte e mirë, mirëpo ndeshja nuk ishte sikur ata merituan të fitonin dhe ne merituam të humbnim”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.

Kujtojmë që edhe pas sfidës ndaj Liverpoolit, portugezi i kishte thënë Jurgen Kloppit se humbi skuadra më e mirë, deklaratë që u bë sensacion në mediat sportive. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...