Isaiah Traylor, MVP i xhiros së nëntë të Superligës

PUBLIKUAR

Rahoveci e ka mposhtur Pejën me rezultat 86:77 në derbin e xhiros së nëntë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Isaiah Traylor ishte më i dalluari te Rahoveci me 30 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime, me një indeks prej 26.

Traylor ka qenë njëri nga basketbollistët më të merituar të Vreshtarëve në këtë edicion, duke e ndihmuar të shënojë shtatë fitore në nëntë ndeshje.

Ndërkohë, top-5 shënuesit më të mirë të xhiros së nëntë janë: Sean Hoehn i Bashkimit me 32 pikë, Isaiah Traylor i Rahovecit me 30, Xavier Cannefax i Ponte Prizrenit me 30, Drilon Hajrizi i Pejës me 29 dhe Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit me 26. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...