Autobusët e opozitës së bashkuar tanimë janë nisur nga qytetet e ndryshme të Kosovës drejt Prishtinës për të marr pjesë në manifestimin kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Në Lipjan është duke u bërë nisja në mënyrë të organizuar nga Shtëpia e Kulturës.
Nga Vetëvendosja në Lipjan bëjnë të ditur se janë 4 autobus të cilën janë nisur për Prishtinë, dhe një pjesë e qytetarëve me vetura, transmeton LipjaniNews.