Arsenali nuk do të mundë të mbijetojë në Premierligë, sipas legjendës angleze

PUBLIKUAR

Ish-kapiteni i Anglisë, Alan Shearer, thotë se nuk është plotësisht i bindur se Arsenali ka mundësi të mbijetojë në Premierligë deri në përfundim të këtij sezoni.

Topçinjtë janë duke e përjetuar fillimin më të keq të sezonit këtë vit që prej edicionit 1974/75 dhe janë në vendin e 15-të në renditjen tabelore, transmeton Gazeta Express.

Ata i kanë mbledhur 14 pikë nga 14 ndeshje dhe i kanë humbur tetë prej atyre takimeve.

I pyetur nëse Arsenali do të qëndrojë në Premierligë, Shearer u përgjigj: “Nuk do të isha shumë i sigurt. Jo me këtë ekip titullar dhe qasjen e disa prej atyre lojtarëve”.

Skuadra e Mikel Artetës ngeli vetëm katër pikë larg zonës së rënies nga liga pas humbjes 2:1 kundër Evertonit në Goodison Park të shtunën.

Arsenali nuk ka shënuar gol nga loja e hapur në asnjërën prej pesë ndeshjeve të fundit në udhëtim.

Shearer shtoi: “Tmerr, zero kreativitet, lojtarët e ngathtë dhe pa punëtorë në fushë. Mikel Arteta duhet të brengoset se mbështetet në një grup lojtarësh që po përpiqen t’ia shpëtojnë punën. Dymbëdhjetë gola gjithë sezonin, ata nuk kanë opsione”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...