Ronaldo e barazon një rekord nga viti 1961 në Serie A

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është bërë vetëm lojtari i pestë që i shënon të paktën 32 gola në Serie A brenda një viti kalendarik dhe i pari që prej Omar Sivorit i cili e kishte arritur këtë rekord më 1961.

Sulmuesi portugez i shënoi dy gola për t’i ndihmuar Juventusit ta mposhtë Parmën bindshëm 4:0 të shtunën në stadiumin Tardini, transmeton Gazeta Express.

Falë atyre dy golave, Ronaldo e arriti shifrën e 32 golave brenda vitit 2020 në Serie A dhe e ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar deri në përfundim të këtij viti.

Ajo ndeshje ia mundëson atij ta barazojë rekordin e Stefano Nyers, i cili në vitin 1951 i kishte shënuar 33 gola.

Megjithatë, rekordi përfundimtar i takon Felice Borelit, i cili i kishte shënuar 41 gola në vitin 1933, i ndjekur nga Gunnar Nordahl me 36 gola në vitin 1950.

Ronaldo ia doli t’i shënojë 32 gola në vetëm 28 paraqitje në Serie A./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...