Zidane pret që Ramos të qëndrojë në Madrid

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane beson se Sergio Ramos do të nënshkruajë rinovimin e kontratës me Real Madridin.

Ai s’ka asnjë dyshim se kapiteni do të qëndrojë edhe për shumë vite në “Santiago Bernabeu”.

Ramos është në vitin e fundit të kontratës, por s’ka ende shenja për rinovimin e saj.

“Jam i lumtur që jam në klubin më të mirë në botë dhe shpresoj që lojtarët (që janë në fundin e kontratës) të qëndrojnë dhe të punoj ende me ta. Kur një lojtar dëshiron të qëndrojë, kjo do të thotë shumë”, tha ai.

“Sergio Ramos dëshiron të qëndrojë edhe për shumë vite. Ai kujdeset për trupin e tij mirë dhe nuk jam i befasuar nga ajo që ka arritur”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...