ShBA-ja e miraton për përdorim urgjent vaksinën e kompanisë “Moderna”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Administrata e Ushqimit dhe e Ilaçeve e Shteteve të Bashkuara e ka miratuar për përdorim urgjent vaksinën e kompanisë “Moderna” kundër sëmundjes Covid-19, disa ditë pas miratimit të vaksinës së kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Kjo është vaksina e dytë kundër koronavirusit që u miratua për përdorim urgjent brenda një jave. Miliona doza pritet të fillojnë të shpërndahen menjëherë për punëtorët shëndetësorë dhe për banorët e shtëpive të kujdesit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sipas testimit në njerëz, vaksina e kompanisë “Moderna” është 94 për qind efektive dhe është e autorizuar për përdorim vetëm për personat mbi moshën 18-vjeçare. Miratimi i vaksinës erdhi pas rekomandimit pozitiv të panelit këshilldhënës të Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, i cili përbëhet nga ekspertë të pavarur.

“Me vënien në dispozicion të dy vaksinave për parandalimin e Covid-19, Administrata e Ushqimit dhe e Ilaçeve ka bërë një hap tjetër jetik në luftën kundër kësaj pandemie globale që po shkakton numra të mëdhenj të hospitalizimeve dhe vdekjeve në Shtetet e Bashkuara secilën ditën”, tha komisioneri i këtij institucioni, Stehphen Hahna, në deklaratën ku u bë i ditur miratimi i vaksinës së kompanisë “Moderna”.

Vaksina e zhvilluar nga kjo kompani dhe Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse e përdor teknologjinë e të ashtuquajturës “ARN lajmëtare”, e cila e njofton organizmin me proteinat në formë të majës që e mbulojnë sipërfaqen e koronavirusit, duke ia mundësuar luftimin e tij.

Ndryshe nga vaksina e miratuar më herët, kjo vaksinë ka dy përparësi. Ajo nuk ka nevojë të ruhet në temperaturë -70 gradë dhe të dhënat tregojnë se ajo i mbron njerëzit nga koronavirusi i rëndë, kur nuk e parandalon shndërrimin e infeksionit në sëmundje.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...