Kandidati për President të Barcelonës: Nuk mund të shtyhemi me para me PSG

PUBLIKUAR

Agusti Benedito ka pranuar që skuadra e La Liga do të dështojë për ta mbajtur yllin e saj Messi, nëse gjigantët e Ligue 1 do të ndjekin këshillën e Neymar do ta marrin Messi

Kandidati për President të Barcelonës , Agusti Benedito, ka pranuar se gjigantët e La Ligas do ta kenë të vështirë të garojnë me Paris Saint-Germain nëse klubi i Ligue 1 vendos ta bëj lojtar të vet Lionel Messi.

“Ne të gjithë dëshirojmë që ai të vazhdojë me Barcelonën”, tha për Radio Marca Benedito kur u pyet për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

“Ai është lojtari më i mirë në botë. E kam dëgjuar Leo Messin kur thotë se ai dëshiron të largohet nga Barcelona (verën e kaluar) dhe një vendim i tillë nuk është bërë për shkak se ai është zgjuar në anën e kundër të krevatit”.

“Kështu, gjëja e parë do të jetë që të mundohemi t’ia ndryshojmë këtë mendim, sepse nëse ne garojmë me skuadrat tjera në Europë që ia kanë vënë syrin Messit…atëherë do të jetë problem ekonomik, ne nuk jemi në gjendje t’i ofrojmë atij ato që ata ia ofrojnë”.

“Kur e dëgjova Neymar (duke thënë se ai dëshiron që të luajë me Messi përsëri), thashë “m…kujdes për këtë gjë djema’, për shkak se PSG ka pronar Katarin, të cilët po e organizojnë Botërorin, e të cilët kanë një klub të tyre…Nëse PSG e dëshiron atë, ekonomikisht ne nuk jemi në gjendje që të garojmë me ta”.

“Shpresoj që të vije një ditë kur Messi do të thotë se do të qëndrojë në Barcelonë për 20 vjet dhe se ai dëshiron që të vazhdojë. Të shohim çfarë do të ndodh”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...