Kryetari PDK-së, Shukri Buja ,uron qytetarët e Lipjanit me rastin e festës së Flamurit!

PUBLIKUAR

‘Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë të Komunës së Lipjanit ,ndihem i nderuar që në emrin tim si dhe në emër të të gjitha strukturave organizative të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan ,t’iu uroj festat e nëntorit: Ditën e Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë, daljen publike të UÇK-së si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Prandaj, në të gjitha këto data ,nëpër shekuj na u deshtë shumë punë e përpjekje ,vuajtje nëpër burgj të brezave të tanë e të derdhim shumë gjak e të bijën shumë dëshmor që të gjitha këto vuajtje të sublimohen në një emërues të përbashkët , në lirinë dhe pavarësinë e arritur e që është pasuria dhe vlera më e çmuar e secilit komb dhe shoqëri. Andaj,të nderuar qytetarë lipjanas ,neve na mbetet që me përkushtim të madh të ruajmë këto vlera kombëtare ,duke u angazhuar së bashku në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe shoqërisë sonë përkrah popujve tjerë liridashës.’’

Gëzuar festat e nëntorit !

SHIKO MË SHUMË

Vjehrra rrah renë në Lipjan, Policia jep detaje

Në qytetin e Lipjanit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur...

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje në Lipjan

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Njësiti...