E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

PUBLIKUAR

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin për përjashtimin e anëtarit Skender Llugiqi nga organizata.

Në vendimin e datës 22 gusht 2026, OVL-UÇK në Lipjan thekson se vendimi është marrë pas shqyrtimit të veprimeve dhe deklarimeve të Llugiqit, përfshirë, siç thuhet në dokument, “kërcënimin me vrasje ndaj Gjeneralit të Luftës së UÇK-së, z. Ramush Haradinaj”.

Sipas degës së OVL-UÇK-së në Lipjan, këto veprime konsiderohen të rënda dhe të papranueshme, pasi bien ndesh me qëndrimin dhe vlerat e organizatës.

“OVL-UÇK – Dega në Lipjan do të jetë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të shenjta të Luftës Çlirimtare dhe të dinjitetit të atyre që luftuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj dege, raporon IndeksOnline.

Në vendim kërkohet nga Kryesia Qendrore e OVL-UÇK-së në Prishtinë që ta shqyrtojë dhe konfirmojë vendimin e Degës së Lipjanit për përjashtimin e Skender Llugiqit.

Po ashtu, kërkohet që vendimi të evidentohet në dokumentacionin përkatës, ndërsa Kryesia Qendrore të ndërmarrë masat organizative të parapara me Statutin dhe rregulloret e brendshme.

Dega e OVL-UÇK-së në Lipjan ka paralajmëruar se do të mbetet e vendosur në mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të figurave të dala nga ajo.

“Ky vendim duhet të jetë mesazh i qartë për secilin: kushdo që tenton ta njollosë, ta përçmojë apo ta përdorë për përçarje Luftën e shenjtë të UÇK-së, si dhe kushdo që fyen, kërcënon apo denigron bashkëluftëtarët dhe figurat e saj, do të përballet pa përjashtim me përgjegjësinë dhe masat që parashihen nga Statuti dhe rregulloret e organizatës”, thuhet në komunikatë. /IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...