Koeman i lumtur me fitoren e Barcelonës kundër Real Sociedad

PUBLIKUAR

Ronald Koeman është shprehur u kënaqur me fitoren e Barcelonës 2:1 kundër Real Sociedadit të mërkurën në mbrëmje, por në veçanti me paraqitjen e lojtarëve gjatë pjesës së parë.

Barça fitoi me përmbysje, falë golave nga Jordi Alba dhe Frenkie de Jong, pasi Willian Jose e kishte kaluar skuadrën vizitore në epërsi fillimisht, raporton Gazeta Express.

Koeman i lavdëroi lojtarët për ndeshjen e zhvilluar dhe triumfin, falë të cilit Barça i është afruar kreut të tabelës në vetëm gjashtë pikë.

“Ishte një fitore e rëndësishme dhe ne e meritonim atë”, tha Koeman.

“Pjesa e dytë ishte pak më e vështirë sepse ata krijuan më shumë, por ne ishim kundër një ekipi të shkëlqyeshëm.”

“Ishte një lojë e hapur sepse kundërshtarët dinë të luajnë mirë. Por, duke parë këto mundësi, loja ishte e jona dhe fitorja ishte e merituar.”

Trajneri la Clement Lenglet në stol, për të futur Ronald Araujo dhe Oscar Mingueza në qendër të mbrojtjes, por të dy impresionuan. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...