Ankohet Mourinho: Klopp i pasjellshëm, mua më përjashtojnë nëse sillem si ai

PUBLIKUAR

Sjellja e Jurgen Klopp në vijën anësore e ka bezdisur Jose Mourinhon në fitoren e Liverpoolit 2:1 kundër Tottenhamit të mërkurën.

Trajneri i Spurs thotë se sikur ai vetë të sillej si homologu i tij, nuk do t’ia hidhte pa u ndëshkuar.

Trajneri i të kuqve Klopp ishte tejet gjallëruar gjatë ndeshjes së luftuar fort në Anfield, e cila u vendos nga goli i Roberto Firminos në minutën e 90-të, transmeton Gazeta Express.

“Nëse unë do të kisha bërë sjellje të njëjtë si ai, nuk do të kisha shanse të qëndroja aty. Do të më kishin përjashtuar pas një minute”, tha Mourinho për Amazon Prime.

Kur u sugjerua se Klopp ishte thjesht i gjallëruar, Mourinho tha: “Vërtet, atë e quani gjallërim?”

“Gjyqtarët e lejojnë atë të sillet siç t’i dojë qejfi. Nuk është problemi im. Ndihem i trishtuar për këtë sepse unë nuk mund të sillem siç dua”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...