Macchester City “duhet të bëj gjithçka” për ta transferuar Haaland gjatë afatit kalimtar, sipas Trevor Sinclari, i cili thotë se Pep Guardiola duhet ta transferojë një zëvendësim për Sergio Aguero për të garuar për titull përsëri
City është në vendin e gjashtë në Premier Ligë pas 12 xhirove të sezonit 2020-21, duke arritur vetëm pesë fitore, pesë barazime dhe dy humbje.
Lojtarët e Guardiolës kanë dy barazime radhazi në ligë, ku mbrëmë ata barazuan 1-1 kundër vendit të 19, Ëest Brom në Etihad Stadium, ku skuadrës i mungoi aftësia për të shënuar gol në aksionet e ndërtuara.
“Kur keni një top sulmues si Aguero dhe kur ai është gati dhe luan, do të shënoni gola, por ai nuk ka luajtur 33 ndeshje në dy sezonet e fundit”, tha Sinclair për talkSPORT.
Mendoj se City dhe tifozët janë mësuar me atë që Aguero nuk po luan. Duke thënë këtë, a është Gabriel Jesus lojtari i duhur për këtë punë? Për mua, ai nuk shënon gola mjaftueshëm. Me pëlqen, mendoj puna që bën, por ai nuk shënon gola mjaftueshëm”.
“ata kanë zëvendësuar lojtarët e tjerë si Torres për Sane që janë pak a shumë të ngjashëm”.
“Por, kur ju shikoni pyesni çfarë po ndodh me një sulmues? Ata kanë dy sulmues!”.
“Nëse shikojmë statistika e Agueros dhe ndeshjet që ai ka munguar, e kuptoni se ata kanë nevojë për një sulmues të ri”.
“Për mua, do bëja gjithçka për ta transferuar Erling Haaland nga Dortmund, ai i ka të gjitha dhe do t’i përshtatej filozofisë së Man City. Ai do të kryente punë”.
“Nëse ata do ta kishin Haaland, tash do të ishin në garë për titull”.
“Nuk mendoj që ata mund të garojnë me skuadrën që e kanë, me opsionet për sulm që i kanë për momentin”. /GazetaExpress/


