Milan nuk do ta rrezikojë Zlatan Ibrahimovic kundër Genoas sonte, por suedezi raportohet se do të jetë i gatshëm të luajë këtë vikend kundër Sassuolos
Suedezi pritet që të mungojë në ndeshjen e katër të Serie A dhe të shtatën në total në të gjitha garët për shkak të një lëndimi në kofshë që ai e pësoi në fitoren kundër Napolit 3-1.
La Gazzetta dello Sport raporton sot se Ibrahimovic ka vazhduar stërvitjet i ndarë nga grupi dhe kjo i është këshilluar atij edhe dje nga stafi mjekësor.
Por, gazeta ka shkruar se rikthimi i tij në fushë është shtyrë deri në vikend. Ku Milan do të udhëtojë në Reggio Emilia për t’u përballur me Sasuolon në stadiumin Mapei.
Ibrahimovic deri me tani ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje të Serie A këtë sezon dhe Milan është në vendin e parë në Serie A edhe pas javës së 12-të. /GazetaExpress/


