Calhanoglu shumë afër rinovimit me Milan

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit e Hakan Calhanoglu do të takohen nesër në Milan dhe mediat në Itali raportojnë se turku është shumë afër nënshkrimit me “Djajtë” e Milanit

Tuttosport thotë se palët janë shumë afër arritjes se një marrëveshje të re, me marrëveshjen e tanishme që skadon në qershor të 2021.

Lexo Edhe:

Dortmund e kërkon këndelljen në Bundesligë kundër skuadrës së Rashicës sonte

Gazeta raporton se palët kanë paraparë takim të ri në Casa MIlan nesër, ku përfaqësuesit e lojtarit do të shohin mundësinë e arritjes se një marrëveshjeje.

Nga kjo kontratë për momentin Calhanoglu fiton 3.5 milionë euro dhe Calciomercato.com raporton sot se mesfushori ofensivë pritet që të fiton 4.5 milionë euro në sezon me kontratën e re.

Media ka shkruar më parë që Calhanoglu kërkonte 6 milionë euro në vit për të qëndruar në Milano, ku 26 vjeçari në këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje.

Ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste në të gjitha garat këtë sezon. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...