Arbëria, mrekullia e vjeshtës

PUBLIKUAR

Skuadra debutuese e Superligës i ka mahnitur të gjithë me rezultatet e arritura në pjesën e parë të sezonit

Arbëria ishte pjesa më e hijshme e pjesës së parë të sezonit në Superligën e futbollit.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit u bë anëtare e ligës elitare në fillim të këtij edicioni dhe i mahniti të gjithë me paraqitjet e saj.

Madje, në xhirot e para ishte edhe lidere e Superligës, shkruan Gazeta Express.

Trajneri Arbnor Morina e komponoi për mrekulli një ekip pa shumë emra të njohur.

Dhe, si rezultat, Arbëria e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e gjashtë në tabelë.

Të Kuqtë pas 18 ndeshjesh të zhvilluara i realizuan 6 fitore, ndërsa i patën edhe 3 barazime e 9 humbje.

Arbëria diti t’ju shkaktonte probleme edhe klubeve të mëdha, duke barazuar me Prishtinën, me Feronikelin, duke e mundur Gjilanin dhe të hënën i nxori barazim edhe kampiones aktuale, Drita.

Me 21 pikë të grumbulluara, Arbëria do të hyjë në pranverë e motivuar, me synim që ta ruajë një vend në mes të tabelës, në mënyrë që t’i shmanget rënies nga liga.

Ndërkohë, kjo skuadër me siguri se do të përforcohet gjatë dimrit, pasi pjesa e dytë e sezonit do të jetë mjaft e nxehtë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...