Milani dhe Interi në garë për argjentinasin Gomez

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Atalantas, Papu Gomez thuhet se ka kërkuar të largohet si transferim i lirë, me Milanin dhe Interin të përgatitur për të luftuar për nënshkrimin e argjentinasit.

E ardhmja e kapitenit argjentinas në Bergamo është e pasigurt pas një përleshjeje të tij me trajnerin e skuadrës Gian Piero Gasperini, raporton Gazeta Express.

Gazeta e njohur italiane, “Tuttosport” raporton se Milan dhe Inter janë në garë për sulmuesin 32-vjeçar, pasi zikaltrit mund ta hapin derën për sulmuesin.

Nga ana tjetër, Milanit mund t’i duhet ta zëvendësojë Hakan Calhanoglu, i cili ende nuk ka rinovuar me Kuqezinjtë dhe marrëveshja e tij aktuale do të skadojë në qershor 2021.

Në rast të largimit të turkut në janar, mund të jetë më pak i dhimbshëm për Milanin nëse Gomez arrin nga Atalanta në San Siro.

Gomez do ta kërkojë dritën jeshile nga familja Percassi për ta lënë të largohet pa dëmshpërblim, pasi ai ka hequr dorë nga mundësi të ndryshme në të kaluarën për të qëndruar me Atalantën.

Ndërsa mediat tjera në Itali pretendojnë që klubet tjera të cilat kanë shfaqur interesim për sulmuesin janë Roma dhe Paris Saint-Germain gjithashtu.

Dje, agjenti i Gomez Beppe Riso tha se është shumë herët për të folur në lidhje me një transferim të mundshëm të kapitenit të Atalantas.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...