“Shiteni Xhakën dhe më merrni mua falas” – Tifozët e Arsenalit meritojnë më mirë, thotë Frimpong

PUBLIKUAR

Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Frimpong, i ka bërë thirrje klubit ta shesë Granit Xhakën dhe ta transferojë atë falas, pas një rezultati tjetër dëshpërues në Premierligë.

Skuadra e Mikel Artetës u mund 1:0 nga Burnley në Emirates Stadium të dielën, në ndeshjen e saj të parë para përkrahësve të vet që prej muajit mars si pasojë e pandemisë së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi autogol në minutën e 73-të, një çerek lojë pasi ish-kapiteni i skuadrës Granit Xhaka u përjashtua nga loja sepse e kapi për fyti Ashley Westwoodin.

Frimpong – i cili i kaloi 13 vjet në Arsenal pasi iu bashkua klubit si nëntë vjeçar – e ka kritikuar Arsenalit në rrjetin social Twitter, duke e këshilluar Artetën ta heqë qafe Xhakën dhe ta kthejë atë në klub.

“Shiteni Xhakën dhe më merrni mua falas”, shkroi Frimpong në Twitter.

“Tifozët meritojmë më mirë se ky m*t”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...