Van Gaal: Manchester Unitedi, zgjedhje e keqe për Van de Beek

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal është kritik ndaj transferimit të Donny van de Beek në Old Trafford.

Mesfushori holandez ka luftuar për minuta që nga ardhja e tij në verë nga Ajax dhe ky transferim te Unitedi është cilësuar si zgjedhje e keqe nga Van Gaal.

“Shpresoj që koha e tij do të vijë, por nuk mendoj se ai bëri një zgjedhje të mirë”, ka thënë fillimisht Van Gaal.

“E thashë menjëherë. Nëse keni Paul Pogba dhe Bruno Fernandes, në çfarë pozicioni duhet të ishte Van de Beek?”

“Ai nuk i ka cilësitë e Pogbas dhe Fernandesit. Dhe tani e shihni që Pogba shpesh nuk fillon. Ku duhet të luante Van de Beek atëherë?”.

“Unë mendoj se ju mund ta kishit parë atë më parë. Ka kaq shumë ekipe, të cilat mund të ishin më të drejta për të, Ai është një djalë me shumë cilësi”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...