Reagimi i Luan Krasniqit pas triumfit të Joshuas ndaj Pulevit

PUBLIKUAR

Ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas fitores së Anthony Joshuas ndaj Kubrat Pulev.

Joshua ka arritur të mposht Pulevin në një super-meç të peshave të rënda, duke arritur ta nokautojë në raundin e nëntë.

Kjo fitore ka bërë që boksieri britanik të mbroj titujt e tij në kategoritë WBA, IBF dhe WBO dhe për këtë e ka përgëzuar edhe shqiptari Luan Krasniqi.

Ish-boksieri nga Kosova ka thënë se Joshua bëri një performancë të fuqishme, ndërsa vlerësoi edhe lojën e Pulevit.

“Një performancë vërtet e fuqishme nga Anthony Joshua”, ka shkruar fillimisht Krasniqi.

“Heqje kapele edhe për Kubrat Pulev, i cili tregoi një zemër të madhe luftëtare”.

“Por një Joshua në këtë formë është shumë e vështirë për tu pushtuar”, përfundoi ish-boksieri shqiptar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...