Joshua zbulon se çfarë i tha legjenda e boksit Mayweather pas triumfit ndaj Pulev

PUBLIKUAR

Anthony Joshua është hapur në lidhje me bisedën e tij me legjendën e boksit Floyd Mayweather pas fitores së tij ndaj Kubrat Pulev të shtunën mbrëma.

Boksieri britanik bëri mbrojtjen e tij të parë të titullit botëror në Londër që kur rifitoi kurorën e tij të kampionit nga Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite dhjetorin e kaluar.

Dhe ‘AJ’ dukej rehat në ring duke e rrëzuar Pulev dy herë në raundin e tretë në The SSE Arena para se ta nokautoj për fitore në raundin e nëntë.

Momenti fatal dhe nokauti i tmerrshëm i Joshuas ndaj Pulev

Pas luftës ndaj Pulev, Joshua u largua nga ringu për të përqafuar Mayweatherin, i cili befasoi shumë tifozë me praninë e tij pranë ringut.

Duke folur në YouTube, Joshua zbuloi se i pamposhturi Mayweather i dha atij një këshillë shumë të vlefshme.

“Boksi është një lojë shahu, jo ‘checkers’ (damë)”, ka treguar Joshua fjalët e amerikanit.

Ndryshe, damë është lojë me tridhjetë e dy gurë (gjashtëmbëdhjetë të bardhë e gjashtëmbëdhjetë të zinj), që luhet nga dy veta mbi një pllakë druri etj., të ndarë në gjashtëdhjetë e katër katrorë të barabartë, ku gurët mund të lëvizin vetëm në vijë të drejtë;. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...