Plaçkitet shtëpia e legjendës italiane gjatë varrimit të tij

PUBLIKUAR

Shtëpia e heroit të Italisë në Kupën e Botës 1982, Paolo Rossi, është plaçkitur gjatë ceremonisë së varrimit të tij të shtunën.

Varrimi i futbollistit u bë në qytetin verilindor të Italisë, Vicenza, pasi ai vdiq të enjten në moshën 64-vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Agjencia e lajmeve e Italisë, Ansa, raportoi se bashkëshortja e Rossit, Federica Cappelletti, e kishte gjetur të thyer shtëpinë pasi ishte kthyer nga varrimi.

Një orë që i takonte Rossit dhe para ta gatshme ishin në mesin e gjësendeve të vjedhura.

Policia ka nisur hetim ndaj plaçkitjes në shtëpinë e ish-sulmuesit të Juventusit dhe Vicenza.

Rossi jetonte me familjen e vet në një fermë në Poggio Cennina.

Vdekja e tij shkaktoi shumë dhimbje dhe zi në Itali, ku Rossi njihet si njëri prej sulmuesve më të mirë italian të të gjitha kohëve.

Ai i shënoi gjashtë gola në Kupën e Botës në vitin 1982, duke i ndihmuar Italisë ta fitojë atë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...