Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes RasenBallsport Leipzig dhe Werder Bremen.
Milot Rashica, që po kalon sezon të vështirë pasi ka bërë vetëm pesë paraqitje dhe ende s’ka shënuar gol, mungon në takimin e sotëm.
Ai shpreson ta kalojë shpejt këtë situatë kritike dhe të rikthehet te forma e dikurshme, që zgjoi edhe vëmendjen e shumë klubeve evropiane, por në fund mbeti te Werderi, raporton Gazeta Express.


