Receta magjike kundër rrudhave

PUBLIKUAR

Një marrëdhënie seksuale e rregullt ndihmon ndjeshëm në reduktimin e rrudhave. Ky është rezultati një studimi të kryer nga “National Health Services” në Britani, i cili i ka provuar hipotezat e hedhura vazhdimisht se seksi i rregullt ndihmon shumë në reduktimin e rrudhave.

Sipas studimit, seksi i rregullt ndihmon në zvogëlimin e niveleve të stresit, i cili është shkaktari kryesor i krijimit të rrudhave.

Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e plakjes (në këtë mënyrë edhe të rrudhave), sepse kthjellojnë mendjen, vënë çdo pjesë të trupit në lëvizje, duke ndaluar plakjen e parakohshme.

Po ashtu, rrudhat krijohen edhe për shkak të mungesës së ushtrimit fizik. Duke i vënë të gjithë muskujt në lëvizje, seksi ndihmon në të njëjtën kohë edhe qarkullimin e gjakut në vena, duke ushqyer kështu më mirë lëkurën.

Gjatë seksit të nxehtë është konstatuar se shpenzohen 560 kalori, po aq sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhome. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin se seksi është një ushtrim mjaft i mirë për trupin. Një orë seks është e barabartë me djegien e një numri të madh të kalorive gjatë punës së përditshme.

Sipas studimit, njerëzit që kanë një stil jete pasiv, që nuk ushtrohen rregullisht në palestër, janë më të rriskuar nga krijimi i rrudhave në moshë të re, ndaj duke bërë seks të rregullt do t’i sigurojnë vetes dhe partnerit një jetë më të shëndetshme.

Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjtë kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut, lëkura bëhet më e lëmuar dhe më e shtrënguar. Papastërtia dhe puçrrat zhduken.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...