Futbollisti i Shakhtarit e falënderon Lukakun!

PUBLIKUAR

Shakhtari do të luajë në Europa League për pjesën e mbetur të sezonit, pasi mori një pikë të vlefshme në San Siro kundër Interit të mërkurën mbrëma, mjaftueshëm për të përfunduar i treti pas Real Madridit dhe Gladbachut.

Për këtë pikë të vlefshme, futbollisti i Shakhtar, Mykola Matvienko, e ka falenderuar Romelu Lukakun.

Lukaku mesiguri se do ta vuajë më shumë këtë eliminim, pas asaj që bëri në minutën e 89-të.

Ai pa dashje, u gjend në vendin e gabuar dhe ndali goditjen e fortë të Alexis Sanchez, që dukej se do të përfundonte topi në rrjet, raporton Gazeta Express.

“Interi donte të fitonte, ashtu si ne”, tha Matvienko për Futbol TV. “Ne ndoshta mund të themi se rezultati është pozitiv dhe se Shakhtar meriton të luajë në Europa League pranverën e ardhshme”.

“Gjatë lojës, kemi humbur disa mundësi. Nëse shikojmë ndeshjen, pendohemi për atë që mund të kishim bërë këtu”.

“Falë Lukakut, ai na ndihmoi të ndalojmë një nga goditjet e fundit që po shkonte në rrjetë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...