Trajneri i Interit, Antonio Conte, i ka kritikuar ashpër kritikët e skuadrës së tij dhe ka këmbëngulur se gabimet e gjyqtarëve ndikuan në eliminimin e zikaltërve nga Liga e Kampionëve, pas barazimin pa gola kundër Shkhtar Donetsk.
Interi do ta kishte siguruar kualifikimin në rundin e 16 më të mirëve, sikur ta kishte mposhtur Shakhtarin të mërkurën në San Siro, transmeton Gazeta Express.
Derisa sezonin e kaluar zikaltrit përfunduan në vendin e tretë në grup dhe shkuan në Ligën e Evropës, këtë sezon ngelën në pozitën e fundit dhe mbetën jashtë Evropës para Krishtlindjes.
Conte ishte dukshëm i tërbuar kur u intervistua nga Sky Sport Italia pas ndeshjes dhe menjëherë i kritikoi gazetarët, të cilët e pyetën nëse lojtarëve të tij u mungoi përkushtimi në një ndeshje që duhej të fitohej patjetër.


