Handanovic e pranon: Inter s’e meritoi kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Samir Handanovic e ka pranuar se Interi nuk është ende i gatshëm për Ligën e Kampionëve dhe nuk e meritoi të kalojë në rundin tjetër, pas barazimit 0:0 me Shakhtar Donetsk.

Interit i duhej fitorja kundër Shakhtarit të mërkurën në San Siro, për t’u kualifikuar në rundin e 16 më të mirëve, por dështoi në përpjekjet e tij për të shënuar dhe si pasojë tani është jashtë çdo gare evropiane këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Derisa sezonin e kaluar zikaltrit përfunduan në vendin e tretë në grup dhe shkuan në Ligën e Evropës, këtë sezon ngelën në pozitën e fundit dhe mbetën jashtë Evropës para Krishtlindjes.

“Ishte grup i baraspeshuar, mendoj se ne dështuam të kualifikohemi pas barazimit në Kiev dhe sot këtu. Kemi mundur të bënim më mirë, por nuk kemi kohë të qahemi sepse duhet të përqendrohemi në Serie A dhe në Kupën e Italisë”, tha Handanovic.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...