City e Porto kualifikohen në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Manchester City e ka mundur Marseille me rezultat 3-0 për ta konfirmuar kështu vendin e parë në grup. Porto në anën tjetër ka mundur Olympiacosin me rezultat 0-2, duke shkuar në 1/8 e finales si e dyta e Grupit C

Manchester City-Marseille 3-0

Manchester City e ka konfirmuar vetën si lider i Grupit C, ku nga 6 ndeshje ka tubuar 16 pikë në Ligën e Kampionëve. Ata e kanë mundur sot me rezultat të pastër skuadrën e Marseille 3-0. Pjesa e parë përfundoi pa gola. Në pjesën e dytë, City ndizet dhe shënon gol që në minutën e 48-të. Autor i golit ishte Ferran Torres. Goli i dytë erdhi në minutën e 77-të dhe golashënues ishte Sergio Aguerro. Stërling e vendosi fatin e këtij takimi duke shënuar në minutën e 90-të. City fiton Grupin C me 16 pikë, tri më shumë se Porto.

Olympiacos-Porto 0-2

Porto e ka mundur në Athinë Olympiacosin duke u betonuar në pozitën e dytë të Grupit C. Ndeshja ishte më e mirë për portugezët, të cilët shënuan golin e epërsisë në minutën e 10-të te ndeshjes. Golashënues ishte Otavio nga penalltia. Goli tjetër për Porton erdhi në minutën e 77-të dhe atë e shënoi Uribe. Porto kështu e përfundon fazën grupore në Ligën e Kampionëve në Grupin C, kurse Olympiacos është kualifikuar në Europa Ligë pasi që ka rezultat më të mirë se Marseille në ndeshje direkte. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...