Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se plani i tij taktik funksionoi për ta mposhtur Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo i shënoi dy gola nga pika e bardhë dhe Weton McKennie shënoi po ashtu, për t’i ndihmuar Juventusit ta mundë 3:0 Barçën në Camp Nou dhe për ta fituar vendin e parë në Grupin G, transmeton Gazeta Express.
“Ne e kishim përgatitur ndeshjen për të krijuar epërsi në mesfushë me tre lojtarë kundër dy të tyre, mesfushorët si McKennie që janë të aftë të shkojnë përpara, pasi e dinim se ata kishin vështirësi t’i ndalnin ata nëse shkonin përpara”, tha Pirlo.
“Plani taktik funksionoi dhe më pas lojtarët bënë vërtet mirë për t’i shfrytëzuar në maksimum mundësitë e shënimit”, shtoi ai.
“Ronaldo ishte shumë i motivuar për të bërë një paraqitje të mirë këtu kundër rivalit të tij të përjetshëm, kështu që kur je aq i motivuar, bëhet e thjeshtë”, shtoi Pirlo.
Juventus arriti të kualifikohet në raundin e ardhshëm nga vendi i parë dhe kundërshtarët do t’i mësojnë të hënën me datë 14 dhjetor./Gazeta Express


