“Messi është jashtëtokësorë, ai është gjeni”

PUBLIKUAR

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, i cili ka qenë pjesë e dy klubeve dhe ka kaluar kohën me Messi dhe Ronaldo në këtë kohë moderne për dy me të mëdhenjtë e futbollit

Miralem Pjanic e ka përshkruar Lionel Messin si “një jashtëtokësor” dhe një “gjeni”, me boshnjakun që ka pasur “fjalë të mira” edhe për Cristiano Ronaldo.

Mesfushori i Barcelonës është njëri prej atyre që mund të flet për kualitetet e të dyve, pasi që ka luajtur me të dy lojtarët në një skuadër.

“Mund të flas mirë për Ronaldon, si një person dhe mbi të gjitha si një atlet”, ka thënë Pjanic për Mundo Deportivo.

“Ai është i përgatitur dhe i vëmendshëm në të gjitha detalet”.

“Messi është një jashtëtokësorë. Çdo herë kur luaja kundër tij, është shumë vështirë, pothuajse e pamundshme që ta ndaloj dhe tani luaj me të në skuadrën e tij, e shoh që ai është një fenomen”.

“Çdo herë që ai ka topin, ndodh diçka. Nëse jo gol apo një asist atëherë është një pasim i jashtëzakonshëm. Ai është gjeni”.

Messi dhe Ronaldo sot do të përballen në Ligën e Kampionëve, me Juve që luan si vizitor në Barcelonë.

Messi është pak a shumë i bllokuar, me Blaugranan që ende shpreson t’ia zgjat kontratën kapitenit të klubit dhe Pjanic thotë se 33 vjeçari nuk duket se ka mendjen diku tjetër pos në skuadrën e tij.

“Para se të vija këtu, pashë që kishte problemi dhe Messi nuk ishte mirë. Por tani e shoh atë shumë të motivuar dhe të fokusuar në punën e tij”.

“Varët nga ne që ta ndihmojmë atë dhe ta bëjmë që të luajë më mirë. Kur ke një lojtar si Leo në skuadër, duhet ta shfrytëzoni atë dhe të fitoni gjithçka”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...