Djali i Maradonës: “Nuk më bën fare për trashëgiminë e babait”

PUBLIKUAR

Diego Junior, djali i Diego Armando Maradonës, ka këmbëngulur se trashëgimia e legjendës së Argjentinës dhe Napolit është gjëja e fundit në mendjen e tij.

Një betejë ligjore për trashëgiminë e Maradonës nisi që prej vdekjes së tij më 25 nëntor nga sulmi në zemër, transmeton Gazeta Express.

Sinagra u lind në Napoli në vitin 1986 nga Cristina Sinagra, me të cilën Maradona ishte në lidhje gjatë kohës së tij në Napoli.

Por Maradona e njohu atë si djalin e vet vetëm pas vitit 2007 dhe e krijoi një marrëdhënie të ngushtë me të.

Sipas të përditshmes italiane La Repubblica, pasuria e Maradonës mund ta arrijë vlerën e 100 milionë dollarëve. Gjatë jetës së tij, argjentinasi kishte hapur llogari bankare në Monako, Dubai, Sinaloa, Minsk dhe Havana.

Ai, po ashtu, ishte pronar i një shtëpie në Buenos Aires për të cilën e dinin vetëm disa njerëz, përfshirë ish-gruan e tij.

“Trashëgimia e tij është gjëja e fundit që më shkon në mendje, më parë vuaj urie tërë jetën sesa të përballem me një problem të tillë”, tha Diego Junior për Canale 5.

“Ne fëmijët jemi mbledhur për hir të babait tonë. Gjendja është aq e koklavitur tani saqë nuk mund as ta jap një mendim, dhe përveç tjerash, është duke ndodhur edhe një hetim”, shtoi ai.

Maradona mund t’i ketë pasur 11 fëmijë, të cilët janë në pritje të rezultatit të testit të ADN-së.

“Në Argjentinë po dalin shumë versione të rreme. I respektoj njerëzit që veprojnë me procedurat e duhura. Gjithmonë kam thënë se nëse kam vëllezër, jam këtu për ta, i pres me krah hapur, por nuk duhet të bëjmë luftë vetëm sepse babai nuk është këtu më dhe ai nuk mund ta mbrojë veten”, theksoi Diego Junior. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...