“Nuk është koha të flasim për Messin tani”

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, nuk ka dashur të flasë për kalimin e mundshëm të Lionel Messit në PSG, pas deklaratës së bujshme të Neymarit se nga sezoni i ardhshëm do të luajë përkrah argjentinasit.

Messi është i lirë të flasë me klubet e tjera nga janar dhe të largohet nga Barcelona falas sapo t’i përfundojë kontrata më 30 qershor të vitit 2021, transmeton Gazeta Express.

Duke folur pas fitores së PSG-së 3:0 kundër Manchester Unitedit të martën në Ligën e Kampionëve, Neymar tha se dëshiron të luajë përkrah Messit nga viti i ardhshëm.

Neymar dhe Messi luajtën së bashku për Barcelonën për katër sezone mes viteve 2013 dhe 2017, duke e krijuar një vijë sulmuese të frikshme për katalonasit.

Ka pasur zëra se Messi mund t’i bashkohet PSG-së duke qenë se do të jetë lojtar i lirë ne verë, por Leonardo nuk ka dashur ta flasë fare për këtë temë në shenjë respekti për Barcelonën.

“Duhet ta mbash respektin; Messi është lojtar i Barcelonës”, tha Leonardo të shtunën mbrëma.

“Neve nuk na pëlqen kur të tjerët diskutojnë për lojtarët tanë, prandaj ne nuk diskutojmë për lojtarët e të tjerëve. Tani nuk është koha të mendojmë për afatin kalimtar”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...