Tjetër mundësi për Vinicius Junior, treni po ikën!

PUBLIKUAR

o luan sezonin e tretë me fanellën e Real Madridit, por asnjëherë nuk ka arritur ta bindë trajnerin, Zinedine Zidane se mund të ndihmojë dhe qoi skuadrën përpara atëherë kur ekipi ka më së shumti nevojë.

Behet fjalë për Vinicius Junior që sonte do të ketë një tjetër shans, pas dëmtimit të Eden Hazard.

Sa herë mungon Hazard, Vinicius bëhet zgjedhja e parë për Zizu, edhe pse jo gjithmonë.

Por, duke parë ndeshjen e vështirë në udhëtim sonte me Sevillën, Zidane pritet t’i hedhë në fushë Vinicius, Benzema dhe Asensio.

Vini, tashmë 20-vjeçar, ka bërë këtë edicion vetëm 14 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 3 gola, diçka që po i mungon më së shumti Madridit.

Ai po luan sezonin e tretë dhe të gjithë në Madrid, më së shumti Zidane, presin që ai të tregojë se ka një të ardhme të ndritur duke ndihmuar ditë pas dite shumë më shumë Realin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...