James e vazhdon kontratën me Lakers, e vlefshme 85 milionë dollarë

PUBLIKUAR

LeBron James dhe Los Angeles Lakers janë pajtuar për zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy sezone të tjera, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2023.

James, i cili ia fitoi Lakers titullin e parë në NBA pas një dekade, është shpërblyer me marrëveshje të re e vlefshme 85 milionë dollarë, transmeton Gazeta Express.

Kjo marrëveshje do ta zgjasë epokën e James në Lakers në pesë sezone, më gjatë se periudhat e tij në Miami Heat apo Cleveland Cavaliers.

Lakers janë përsëri favoritë për ta fituar titullin në NBA me James në skuadër.

James është basketbollisti i vetëm që i ka fituar MVP në finale me tri ekipe të ndryshme dhe i ka katër tituj kampioni në CV. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...