Tre kandidatët për president të Barcelonës e kanë kontaktuar Haalandin

PUBLIKUAR

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale për klubin e Barcelonës do të mbahen më 24 janar dhe tre kandidatët për këtë post kanë treguar se kanë kontaktuar me sulmuesin më premtues në Evropë, Erling Haaland.

Të gjithë kandidatët i kanë shpalosur planin e tyre për ta ngritur lart përsëri klubin katalonas, raporton Gazeta Express.

Norvegjezi ka shënuar 17 gola në 14 paraqitje për Borussia Dortmund deri më tani këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar i cili kishte shënuar 44 gola në 40 ndeshje në Austri dhe Gjermani.

Haaland pëlqehet edhe nga shumë skuadra evropiane, të cilat e cilësojnë atë si një futbollist të shkëlqyeshëm dhe të nivelit botëror.

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo , tre kandidatë për presidencën e Barcelonës kanë kontaktuar agjentin e tij Mino Raiola për të kuptuar se çfarë do të duhet për të sjellë 20-vjeçarin në Barcelonë.

Raiola i ka informuar ata se për të nënshkruar me Haaland ata do të duhet t’ia paguajnë 70 milionë euro Dortmundit, i cili e bleu atë këtë janar për vetëm 20 milionë euro, dhe gjithashtu është e nevojshme t’i paguhet një tarifë babait të tij, siç ka qenë rasti në të gjitha marrëveshjet përfshirë Haaland.

Çmimi përfundimtar mund të jetë 100 milionë euro, por vlera e tij mund të rritet në rast që vazhdon me këtë sukses.

Raiola, megjithatë, nuk ka dëshirë të humbasë kohë me kandidatët presidencialë dhe do të hapë vetëm diskutime serioze me këdo që zgjidhet.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...