Rrahmani e mposht koronavirusin, kthehet në stërvitje me Napolin

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, e ka mposhtur koronavirusin dhe do të jenë në gjendje të kthehet në stërvitje me skuadrën e vet, Napoli, nga kjo e enjte.

Qendërmbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani ka dalë negativ në testin e fundit për COVID-19 dhe si rrjedhojë e ka marrë dritën e gjelbër për t’i rifilluar stërvitjet nga nesër, raporton Gazeta Express.

26-vjeçari nga Prishtina ishte infektuar me virus më 20 nëntori, rreth dy ditë pasi ishte kthyer në Napoli nga detyra me ekipin kombëtar të Kosovës.

Ai ka qëndruar në vetizolim për dy javë dhe e ka kaluar me sukses virusin.

Si pasojë e virusit, ai nuk ishte pjesë e skuadrës së Gennaro Gattusos në tri ndeshjet e saj gjatë këtyre dy javëve të fundit.

Megjithatë, ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit kundër Crotones të dielën në Serie A.

Rrahmani ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare në Serie A apo Ligën e Evropës për Napolin, pavarësisht se iu bashkua skuadrës në verë nga Hellas Verona

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...