Pas Mike Tysonit, edhe një legjendë tjetër e boksit rikthehet në ring

PUBLIKUAR

Evander Holyfield, ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë, ka vendosur të rikthehet në ring për t’u përballur me Glenn McCrory në meçin e legjendave.

Ka kohë që Holyfield është në kërkim të një meçi ekzibicioni, edhe pse e kishte bërë të qartë se kurrë nuk do t’i kërkonte rivalit të vjetër, Mike Tyson, të bënin diçka së bashku, transmeton Gazeta Express.

Tyson u rikthye në ring javë më parë në një meç kundër Roy Jones Jr, i cili u mbyll pa fitues.

Sipas talkSPORT, Holyfield do të luftojë kundër McCrory, ish-kampionit të botës në cruiserweight.

“Fola në telefon me Holyfield dhe ai tha se do të luftojë kundër meje. Ai është frikësuar nga unë për 30 vjet, por tani ka vendosur të luftojë kundër meje. Po bëhet trim”, tha McCrory.

“Po shikojmë ta caktojmë meçin për prill”, konfirmoi ai.

Unë u bëra kampion pasi Evander kaloi një nivel më lart, në kategorinë e rëndë, e mora kurorën e lënë vakant nga ai dhe i thashë në telefon: ‘Pse shkove në kategorinë e rëndë? A kishe frikë nga unë?’ gjithmonë kam qenë në formë të mirë, jam ngjitur në bjeshkën e tetë më të lartë në botë dhe nëse e arrij këtë pa stërvitur, natyrisht se mund të luftoj kundër Evander”, shtoi a

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...