Lani duart me ujë të ftohtë, uji i nxehtë eliminon shtresën e yndrave

PUBLIKUAR

Mos i lani duart me ujë të ngrohtë, ai heq shtresën e lipideve, përkatësisht yndyrat të cilat lëkurës ia japin butësinë

Edhe uji i ftohtë njësoj mirë i lanë duart, pa marrë parasysh temperaturën e ujit, është me rëndësi të jetë i pastër – ka komentuar mjeku Michael Joshua Hendrix për Yahoo, transmeton Telegrafi.

Nëse përdorni xhel antibakterial, mjeku propozon atë me ekstrakte siç janë aloe vera, vajra esencialë, kamomili apo ndonjë përbërës tjetër bimor, i cili do ta kurojë lëkurën, pasi që ato formula fuqishëm thajnë.

Do të duhej pas çdo larjeje edhe dezinfektimi duart t’i lyeni me krem.

Në të vërtetë, këto mjete dobësojnë barrierën natyrale të lëkurës, ndërsa formula e hidratimit do t’i kthejë në gjendje më të butë dhe më të shëndetshme.

Ndërgishtat tanë janë veçanërisht të ndjeshëm, sepse në ditët e larjes së duarve ato plasariten më shumë, thahen dhe humbin funksionin e tyre origjinal, që është mbrojtja natyrale e thonjve.

Ndërgishtat kanë nevojë për më shumë kujdes, kushtoni vëmendje masazhit me krem në ato vende.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...