Interi s’heq dorë nga Giroud, e do në janar

PUBLIKUAR

Skuadra italiane Inter është ende e interesuar për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

Antonio Conte dëshiron një qendërsulmues i cili mund të jetë si zëvendësues i Romelu Lukaku, golashënuesit më të mirë të Interit, raporton Gazeta Express.

Giroud mbetet ndër synimet e Interit së bashku me polakun Arkadiusz Milik i cili pritet të largohet në janar pasi që kontrata e tij me Napolin i skadon në fund të sezonit.

Gjigandët e Serie A duan të nënshkruajnë me francezin, në formë huazimi për gjashtë muaj me mundësi blerjeje.

Me të njëjtën mënyre, një vit më parë ata nënshkruan me Ashley Young nga Manchester United.

34-vjeçari tha javën e kaluar se është i hapur për të lënë Chelsea në afatin kalimtar të dimrit edhe pse trajneri, Frack Lampard nuk dëshiron ta lerë sulmuesin që të largohet nga Stamford Bridge në mes të sezonit.

Giroud, një fitues i Kupës së Botës 2018, ka dy gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat me Chelsea deri më tani këtë sezon./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...