Legjenda e Juventusit: Maradona nuk është hero, pagoi për gabimet e veta

PUBLIKUAR

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Napolit, Ciro Ferrara, ka thënë se Maradona ishte një antihero, i cili pagoi për gabimet e veta.

Ferrara ishte bashkëlojtari i Maradonës në Napoli për shtatë sezone radhazi.

Maradona vdiq të mërkurën e kaluar në shtëpinë e vet nga sulmi në zemër, transmeton Gazeta Express.

“Jam prekur nga vdekja e tij, këto janë çaste të vështira. Në fillim nuk doja të flisja, por pastaj e pashë të nevojshme të flas për një bashkëlojtar dhe mik të madh”, tha Ferrara për Bobo Vierin në Twitch.

“Të gjithë jemi të pikëlluar për atë që ka ndodhur. Jam i sigurt se Diego është ndier i qetë dhe në paqe. U rrita më të dhe kam kujtime të paharrueshme me të”, shtoi ai.

“Ai është miku im dhe gjithmonë e kam mbrojtur, por ai pagoi për gabimet e veta. Dikush thotë se Diego ishte hero, unë them se heronjtë janë të përkryer, ata nuk bëjnë gabime. Diego ishte antihero”, theksoi ai.

“Përkundër dobësive, ai u bë më i miri i të gjitha kohëve. Ai ishte i çmendur në kokë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...