Arteta s’i frikësohet shkarkimit, edhe pse Arsenali i tij shënon fillimin më të dobët në 30 vjetët e fundit

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se nuk brengoset për postin e vet, megjithëse skuadra e tij e shënoi fillimin më të dobët të sezonit që prej vitit 1981 pas humbjes kundër Wolves të dielën në një ndeshje të lënë nën hije nga lëndimi i tmerrshëm i Raul Jimenez në Emirates.

Topçinjtë renditen në vendin e 14-të në Premierligë pas pesë humbjeve në 10 ndeshje  – një vit nga dita kur u shkarkua Unai Emery nga posti i trajnerit – dhe janë rrahur në tri ndeshjet e fundit në stadiumin e vet, transmeton Gazeta Express.

Por pavarësisht formës tejet të dobët, trajneri spanjoll këmbëngul se nuk brengoset aspak për postin e vet.

“Ditën që vendosa të bëhem trajner e dija se një ditë do të shkarkohem apo do të largohem nga klubi, por nuk e di se kur do të ndodhë kjo”, tha Arteta.

“Në këtë profesion, e di që do të ndodhë por unë nuk brengosem asnjëherë”, shtoi ai.

“Shqetësimi im i vetëm është si ta nxjerr më të mirën nga lojtarët dhe si t’i shërbej më së miri që është e mundur këtij klubi”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...