E Konfirmon Interi: “Eriksen nuk po na përshtatet, do të largohet”

PUBLIKUAR

Eriksen do të largohet nga Interi në janar.

Tashmë është e konfirmuar, Beppe Marota ka bërë të ditur se Christian Eriksen do të kërkojë të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

Arsyeja pse s’po luan, sipas tij, është për shkak se nuk i përshtatet lojës së Interit.

“Nëse ai nuk luan deri në janar, është e qartë se do të kërkojë të largohet nga klubi. Vendosëm ta blejmë atë nga Spurs një vit më parë për 20 milionë euro sepse ishte marrëveshje e mirë, ndoshta ai nuk është i përshtatshëm për stilin tonë të lojës”, u shpreh Marotta, duke ia treguar derën Eriksenit.

Bayern Munich dhe Paris Saint Germain insistojnë më së shumti për mesfushorin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...