Juve e do Van de Beekun

PUBLIKUAR

Gjiganti i Serie A e dëshiron në formë huazimi holandezin me opsionin e blerjes.

Juventus është duke e monitoruar situatën e Donny van de Beek te Manchester United.

Holandezi vazhdon të presë për të fituar një vend në 11-she, s’ka startuar në Premierligë që kur u transferua nga Ajaxi afatin kalimtar të verës.

Tashmë ai mund të jetë duke e menduar largimin nga ‘Old Trafford’ dhe sipas CalcioMercato, Juve do të tentojë ta ribashkojë me Matthijs de Ligt.

‘Zonja e Vjetër’ e dëshiron atë në formë huazimi me të drejtën e blerjes për 35 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...