Barcelona më shumë pikë në Champions sesa në La Liga

PUBLIKUAR

Barcelona është përkujdesur tashmë për një fakt interesant. Gjiganti spanjoll për katër ndeshje në Ligën e Kampionëve ka fituar pikë më shumë sesa në La Liga të Spanjës ku i ka zhvilluar tetë ndeshje.

Në kampionat ekipi i Lionel Messit momentalisht është në vendin e 13-të me vetëm 11 pikë të tubuara pas tetë ndeshjeve të zhvilluara. Kurse, në Ligën e Kampionëve e kryeson grupin me 12 pikë prej katër ndeshjeve të zhvilluara, shkruan Gazeta Express.

Barcelona mbrëmë fitoi bindshëm si mysafire e Dinamo Kievit. Mungesa e Lionel Messit krijoi përshtypjen se Barcelona nuk do ta ketë të lehtë në Ukrainë. Në pjesën e parë luajti pa gola, por në të dytën katalunasit i realizuan katër shosh duke e siguruar kualifikimin e mëtejmë.

Ata tani i kanë tri pikë më shumë sesa Juventusi, kurse Dinamo e Kievit dhe Ferencvaros janë në dy pozitat e fundit me vetëm nga një pikë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...