Xhaka nuk pranon të ndërrohet me Eriksenin

PUBLIKUAR

Granit Xhaka nuk dëshiron të largohet nga Premierliga angleze e aq më pak nga klubi aktual i tij, Arsenal.

Ditëve të fundit ka pasur raportime se futbollisti kosovar mund të transferohet në Serie A të Italisë, ku prej kohësh përmendet mundësia e angazhimit të tij në Milan. Por, së fundmi thuhej se Interi e do Xhakën dhe se për të është i gatshëm ta sakrifikojë Christian Eriksenin, raporton Gazeta Express.

Danezi kishte shkuar në klubin italian nga Tottenham Hotspur si një përforcim i madh, për të cilin Interi kishte paguar rreth 30 milionë euro para 10 muajsh. Por, ai ka dështuar krejtësisht në krahasim me pritshmëritë.

Interi e ka projektuar shkëmbimin e tij me Granit Xhakën qysh për afatin kalimtar të janarit. Por, reprezentuesi zviceran nga Prishtina e ka refuzuar këtë ide. 28-vjeçari dëshiron të mbetet në Arsenal.

Në vitin e kaluar Xhaka gati ishte larguar nga Arsenali për shkak telasheve me tifozët e klubit. Por, me ardhjen e trajnerit Arteta, situata u qetësua, dhe Xhaka mbeti aty, por e humbi vetëm shiritin e kapitenit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...