Kur të dy prindërit punojnë, fëmijët zhvillojnë më shpejt shkathtësitë dhe të folurit

PUBLIKUAR

Fëmijët e nënave të punësuara më shpejt avancojnë se fëmijët e nënave të cilët janë amvisa, është rezultat i hulumtimit të Universitetit të Oxfordit dhe Shkollës Londineze të Ekonomisë

Shkuarja e përditshme në çerdhe apo te gjyshja dhe gjyshi përmirëson aftësitë siç janë të folurit, interaksionin social apo shkathtësinë për t’u veshur vetë.

Shkencëtarët kanë verifikuar testet në katër zona zhvillimore, ndërsa fëmijët, prindërit e të cilëve janë të punësuar, kanë arritur deri në 10 për qind rezultate më të mira, transmeton Telegrafi.

– Kjo do t’i qetësojë prindërit dhe t’i bindë që dërgimi i fëmijëve në kopsht nuk ndikon negativisht në zhvillimin e tyre, ka thënë Laurence Roope nga Oxfordi, njëra nga autorët e studimit.

Deri te këto përfundime është arritur sepse fëmijët e përfshirë në aktivitete stimuluese kur janë bashkë me fëmijë të tjerë përmirësojnë motoriken e tyre.

– Duket që lidhja ndërmjet prindërve dhe fëmijëve nuk është edhe aq qenësore, aq më parë nëse njëri prind është i lodhur, i pakënaqur apo nën stres – vijon Laurence Roope.

Në kushtet ideale prindërit punojnë dhe fitojnë mjaftueshëm, ka theksuar ajo, andaj fëmija mund marrë pjesë në një numër më të madh aktivitetesh të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e tyre.

Ky hulumtim ia ka qetësuar ndërgjegjen shumicës së prindërve, të cilët nuk mund të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...