Real Madridi hyn në garë për Alaban

PUBLIKUAR

David Alaba do të jetë i lirë të bisedojë me klube tjera që nga 1 janari, pasi që kontrata me klubin e tij aktual Bayern Munich do të mbarojë në fund të sezonit.

Real Madridi ka hyre në garë për austriakun, por që interesim për të kanë edhe skuadra tjera evropiane, raporton Gazeta Express.

Gjigantet spanjoll do të fillojnë të flasin direkt më lojtarin që nga fillimi i vitit 2021, pasi bisedimeve me klubin gjerman Alaba vendosi që të mos e vazhdojë kontratën.

Ardhja e Alabas mund të jetë edhe si arsyeje e një largimit të mundshëm të Sergio Ramosit të cilit gjithashtu i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Gjithashtu dy klubet kanë raporte shumë të mira në mes veti pasi që Alvaro Odrizola, James Rodriguez, Toni Kroos dhe Xabi Alonso kanë qenë disa nga transferimet të bëra në mes dy klubeve.

Madrilenët kanë synim Alaban si përforcim për mbrojtjen e tyre, i cili është në gjendje të luaj dy pozita si në krahun e majtë dhe në qendër, dhe në rast largimit të Ramosit mund të zë vend në qendër./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...