Valon Berisha: “Pikë në zemër na ka mbet mos kualifikimi në Evropian”

PUBLIKUAR

Kosova i ka dhënë fund në Nations League me fitore në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 1-0 Moldavinë.

Kjo është fitorja e parë e Dardanëve pas 10 ndeshjeve me radhë, ku kishte pësuar tetë humbje dhe ka barazuar dy herë.

Pas ndeshjes, ka folur edhe motori i mesfushës së “Dardanëve”, Valon Berisha.

“Në pjesën e parë kemi qenë më superior, kemi pasur edhe raste me shtu epërsinë, por në të dytën pjesë, kur nuk i realizon rastet, kundërshtari nuhat se kanë mundësi për t’u kthyer në lojë, por ne jemi mbrojtur mirë”, tha ai për Super Sport.

“Me rëndësi fituam, kemi pasur nevojë të gjithë, normal do të kishim dashur më shumë gola, por më rëndësi fitorja”.

“Ky ekip i Kosovës ka kapacitete për më shumë, por 2020 ka qenë vit shumë i vështirë, me lojtarë të lënduar, disa s’kanë mundur të vijnë shkaku COVID-19, nuk jemi kanë kurrë të kompletuar. Kemi pasuar shumë humbje, disa që nuk është dashur të ndodhin, por më në fund fituam, kishim nevojë”.

“2020 do të na mbetet pikë gjithmonë që nuk mundem të kualifikohemi në Evropian, ne gjithë nisemi nga vetja, ah të kishim bërë diçka më mirë, ah kemi mundur të bëjmë më mirë. Na e kritikojmë veten më së shumti se të tjerët, s’kanë nevojë të tjerët me na kritiku. Gjithmonë në zhveshtore kritikojmë veten, njëri tjetrin. Por mos harroni ka qenë vit i vështirë, inshalla 2021 hyjmë me një këmbë të hairit dhe me sa më shumë fitore”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...