Trajneri i Belgjikës: Viti 2021 do të jetë vit i shkëlqyer për Eden Hazardin

PUBLIKUAR

Trajneri i Kombëtares së Belgjikës Roberto Martinez ka folur për Eden Hazardin, për të cilin beson se do të shkëlqejë në vitin 2021.

Ylli i Real Madridit dhe Belgjikës ka kaluar vitin 2020 me shumë lëndime duke mos arritur që t’i tregojë aftësitë e tij, megjithatë trajneri i tij ka besim në të, raporton Gazeta Express.

“Ne po prisnim me padurim ta shikonim atë duke luajtur për Belgjikën në vitin 2021”, u deklarua Martinez.

“Ai ka qenë i pafat. Por unë mendoj që viti 2021 do të jetë vit i shkëlqyer për Eden Hazard dhe për tifozët e tij”, shtoi ai.

Martinez ka besim në Hazardin, cili jo vetëm që ka pësuar lëndime por së fundmi ka rezultuar edhe pozitiv në testin për COVID-19.

Ndërsa për 29-vjeçarin, foli edhe portieri i Real Madridit dhe i Belgjikës Thibaut Courtois, duke thënë që ka qenë në kontakt me bashkëlojtarin por që ai nuk e ka ditur që është pozitiv në koronavirus.

“Le të shpresojmë që virusi do të largohet”, tha Courtois.

Kombëtarja e Belgjikës luan sonte ndeshjen e fundit në grupet e Ligës së Kombeve, kundër Danimarkës.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...